VLEN bashkë për festën e pavarësisë së Kosovës
Drejtuesit e VLEN-it sonte janë parë të bashkuar në festën e pavarëaisë së Kosovës.
Ata kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Kosovës në vend, Florian Qehaja.
Në rrjetet sociale, liderët e VLEN-it e kanë uruar pavarësinë e Kosovës dhe kanë përkujtuar sakrificën dhe përkushtimin e shumë brezave për liri dhe pavarësi.