RMV, nesër do të mbarojë mundësia për të aplikuar për shujta studentore
Studentët e Maqedonisë së Veriut edhe nesër do të kenë mundësi të aplikojnë për shujta studentore në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë. Kjo mundësi është hapur prej në fillim të muajit.
Kjo mundësi është e hapur për studentët e rregullt në universiteteve shtetërore dhe private që kanë të ardhura më të ulëta se rroga minimale. Kjo mundësi është për studentët që ndjekin studimet para dhe pasdiplomike.
Studentët do të mund të aplikojnë në formë elektronike përmes adresës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa mbështetje do të mund të marrin përmes adresës subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.