Arrestohet 26-vjeçari në Gostivar, policia i gjen marihuanë në xhep dhe gjatë bastisjes në shtëpi
Policia e Gostivarit ka vënë në pranga një person mbrëmjen e djeshme pasi u kap me lëndë narkotike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Ilindenska”, ku efektivët e rendit gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H.D. (26 vjeç) nga Gostivari, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi marihuane.