“Ju flet Radio Shkupi” për 81 vjet
“Ju flet Radio Shkupi”, kjo frazë e njohur e cila u dëgjua në eter saktësisht 81 vjet më parë. Që prej atëherë Radio Shkupi vazhdon të ju flet në shqip dëgjuesve të saj besnik.
Ky institucion për dekada me radhë ka qenë jo vetëm medium informimi, por edhe ruajtës I gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Përmes programeve informative, kulturore dhe artistike kontribuon që gjuha dhe vlerat shqiptare të jenë të pranishme dhe të dëgjohen çdo ditë në frekuencat e saj.
Është një datë me peshë të veqantë për të gjithë ne që jetojmë dhe veprojmë me zërin e radios, por mbi të gjitha për dëgjuesit që na kanë dëgjuar dhe mbështetur ndër vite, thotë Redaktorja përgjegjëse e Servisit të tretë Programorë, programi në gjuhën shqipe, Radio Shkupi.
“Si pjesë e kësaj historie kolektive që vazhdon të shkruhet çdo ditë në valët tona, ndjej obligim moral për ta ruajtur dhe zhvilluar këtë trashëgimi. Uroj të gjithë dëgjuesve tanë këtë ditë, është një ditë reflektimi, krenarie dhe përgjegjësie. Dëshirojmë që Radio shkupi të mbetet zëri autentik I shqiptarëve, një urë lidhëse mes brezave, një medium që informon, edukon dhe bashkon, konkretisht të jetë shtëpia mediatike ku fjala shqipe respektohet dhe dëgjohet”-thotë Sebahate Nuhiu, redaktore përgjegjëse e Servisit të Tretë.
Në fillet e saja Radio Shkupi funksiononte me ndërprerje në emetim, dhe për momentin ka 17 orë program në gjuhën shqipe. Sfidë për kohën e sotme është digjitalizimi i radios dhe program 24 orë në gjuhën shqipe, gjë që kryeredaktorja e servisit të fjalë thotë se e ardhmja e Radios është në përshtatjen me kohën gjë që e ka bërë gjithmonë duke iu përballuar sfidave të shumta, siç është epoka digjitale.
Redaktorja e redaksisë informative Emine Gina shprehet se mision i radios ishte dhe do të mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave të informimit të drejtë dhe të saktë.
“Misioni i Radio Shkupit ishte dhe do të mbetet ruajtja e vlerave, gjuhës dhe kultura shqiptare. Do të jemi të përpiktë që të informojmë dëgjuestit tanë me informacione të verifikuara dhe të sakta, në kohën kur digjiatlizimi ka marë hovë dhe informacionet e pa sakta janë më të pranishme në media”– u shpreh Redaktora e redaksisë informative Emine Gina.
“Ju flet RADIO SHKUPI” vazhdon të jehojë edhe më tej në këto frekuenca, ku cilësia e programit, respektimi i standarteve si dhe synimi për të qenë më afër brezave të rinj pa humbur identitetin janë disa nga prioritetet kryesore të këtij mediumi. /VOXAL