Aliu: Ligji kundër duhanpirjes mbron shëndetin publik, jo zgjedhjen personale
Ligji i propozuar për mbrojtje nga duhanpirja, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, i cili parasheh ndalim të duhanpirjes në hapësira të mbyllura publike dhe të punës, ka shkaktuar reagime të ndara në opinion. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, përmes një komunikate theksoi se ky ligj është në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve.
“Duhanpirja është zgjedhje personale e qytetarit, por hapësira e përbashkët e mbyllur që përdoret nga i gjithë kolektivi nuk guxon të jetë vend ku zgjedhja e individëve shndërrohet në rrezik për shëndetin e të tjerëve. Ligji i propozuar për mbrojtje nga duhanpirja nuk rregullon nëse dikush do të pijë duhan apo jo, por vetëm përcakton qartë se ku nuk lejohet kjo, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të të gjithë personave të pranishëm”, tha Azir Aliu.
“Njeriu hyn në ndonjë restorant për të pirë kafe dhe gjithmonë ka cigare të ndezur. Edhe kur pret autobusin, nuk mund të pish cigare, përveçse jashtë. Madje edhe në shtëpi do të vijnë të të gjykojnë që të mos pish cigare. Nëse dikujt i pengon, le të hyjë brenda. Tani për një apo dy që nuk pinë duhan, të gjithë duhanpirësit të mos pinë. Kështu nuk shkon, ky nuk është ligj”.
“Mendoj se duhet të ekzistojë, sepse ne u bëjmë dëm joduhanpirësve. Të gjithë e dimë se në kafene duam kafe me cigare. Unë jam duhanpirëse, por u bëjmë shumë dëm joduhanpirësve”.
“Mendoj se është mirë, shiko si është. Kjo është një nga gjërat më të këqija, askund në botë nuk ka diçka të tillë. Kam qenë në disa shtete, kjo nuk mund të bëhet kështu”.
Drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, paralajmëroi gjithashtu se pirja e duhanit do të ndalohet edhe në automjete private nëse në to ka fëmijë. Gjobat për mosrespektimin e ligjit janë nga 100 deri në 300 euro për qytetarët dhe 5.000 euro për kompanitë.