Kurti: Rezultati i zgjedhjeve është i kënaqshëm, institucionet të formohen sa më shpejt
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e cilësoi të kënaqshëm rezultatin e zgjedhjeve parlametare. Në një konferencë për mediat, ai faleminderoi qytetarët dhe mërgimtarët për besimin e dhënë, duke nënvizuar se nevojitet sa më shpejtë certifikimi i rezultateve dhe formimi i institucioneve.
Ai i ftoi partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për të kaluar ligjet që janë në të mirë të vendit, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare, siç është planin e rritjes me BE-në.
“Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të lëvizim sa më shpejtë përpara.”