Liderët e VLEN-it në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe vizionit të saj për një Kosovë më të fuqishme
Liderët e koalicionit VLEN, u mblodhën në një tubim në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje. Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, krerët e VLEN-it Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Bekim Sali, Arben Fetai dhe Bekim Qoku, morën pjesë në tubim, së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, Glauk Konjufca.
“Në këtë sallë të mbushur me qytetarë, u ndje fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe që po afrohet më 28 dhjetor. Sonte ishim bashkë për një të ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë!” shkruan Izet Mexhiti në një postim në fejsbuk.