Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë
Një protestues ka marrë flakë gjatë protestës që u zhvillua sot nga opozita në Tiranë. Ai i është afruar një molotovi të hedhur përpara Kryeministrisë, i cili më pas ka shpërthyer.
Pas kësaj ngjarjeje ai është ndihmuar nga të tjerë të pranishëm në protestë. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe nëse ka probleme.
Protestuesit tashmë janë shpërndarë. Protestat nisën rreth orës 18:00 ndërsa pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.
Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen.
Kjo është protesta kombëtare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve që mbajtura në mënyrë të përjavshme jashtë zyrës së Edi Ramës.Kërkesat e tyre janë largimi i qeverisë nga pushteti.