Ulen çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë, dizeli mbetet i pandryshuar
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), çmimi i benzinës do të ulet me një denar për litër, ndërsa dizeli do të vazhdojë të shitet me të njëjtin çmim.
Kështu që, duke filluar nga mesnata, një litër benzinë BS-95 do të shitet për 70 denarë për litër, benzina BS-98 do të kushtojë 72 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shitet për 64.5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë më i lirë për dy denarë dhe do të shitet me 63.5 denarë për litër.
- Me vendimin e KRRE-së nga mesnata, çmimi i mazutit do të ulet me 0.028 denarë për kilogram dhe do të shitet për 32.607 denarë.