Qarkullimi industrial në Maqedoninë e Veriut shënon rënie gjatë tetorit
Në Maqedoninë e Veriut është vërejtur rënie e qarkullimit industrial krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se gjatë tetorit 2025, qarkullimi i përgjithshëm në industri ka qenë për 0.5 për qind më i ulët se në muajin shtator. Megjithatë, në periudhën janar–tetor 2025, krahasuar me dhjetëmujorin e njëjtë të vitit 2024, është shënuar rritje prej 5.8 për qind.
Rënie është regjistruar edhe në krahasim vjetor, me tetorin e vitit të kaluar, ndërsa ndikimin më të madh negativ e kanë pasur prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë, të cilat kanë rënë për 12.3 për qind.