MPB jep detaje: Në aksident janë përfshirë “Mercedes” me targa austriake dhe “BMW” nga Tetova, 8 të lënduar
Nga Ministria e Punëve të Brendshme japin detaje lidhur me aksidentin në rrugën Gostivar-Tetovë. Nga policia thonë se në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh, një “Mercedes” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës. Si pasojë e përplasjes, tetë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me autoambulanca në Qendrën Klinike të Tetovës për trajtim mjekësor.
“Sot (13.12.2025), rreth orës 20:05, në rrugën Gostivar–Tetovë, pas nyjës ‘Kamenjan’, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh ‘Mercedes’ me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh ‘BMW’ me targa të Tetovës. Si pasojë, tetë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës për ndihmë mjekësore. Për shkak të kryerjes së inspektimeve në vendngjarje, trafiku zhvillohet vetëm në një korsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.