Dogana sekuestron 295 mijë euro të padeklaruara, shoferi mohoi posedimin
Dogana e Kosovës ka kapur një person i cili në veturën e tij kishte një shumë prej 295 270 euro të padeklaruara.
“Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës”, raportoi Dogana.
Personi i kapur paraprakisht kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.