Afati drejt fundit: Gati 64 mijë aplikime nga diaspora për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 qytetarë nga diaspora për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Në një njoftim për media, KQZ-ja përkujton bashkatdhetarët se ka mbetur edhe një ditë afat për aplikim për të votuar jashtë Kosovës.
“Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet”, thuhet në një njoftim të KQZ-së në Facebook.