(VIDEO)Nxënësit shqiptarë të shkollës “Penko” festojnë 28 Nëntorin me flamuj e plisa
Atmosferë festive dhe plot emocione në oborrin e shkollës fillore “Penko”, ku nxënësit shqiptarë kanë shënuar me krenari Ditën e Flamurit. Të veshur me ngjyrat kuqezi, me flamuj kombëtarë në duar dhe me plisa në kokë, fëmijët kanë krijuar një pamje të gjallë e plot entuziazëm.
Pamje të veçanta sjellin momentin kur makinat që kalojnë pranë shkollës u bien borive në shenjë përshëndetjeje, duke shtuar edhe më shumë emocion në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët.
Festimi i 28 Nëntorit në shkollat me mësim në shqip në Maqedoninë e Veriut, është kthyer në një traditë të bukur që bashkon fëmijët, familjet dhe bashkësinë, duke kultivuar tek gjeneratat e reja dashurinë dhe respektin për simbolin kombëtar dhe historinë shqiptare./VOXAL/