Priten rezultatet e para për helmimin e nxënësve
Po kalojnë 48 orët e nevojshme për të përcaktuar shkakun e helmimit të nxënësve të shkollës “Dimo Haxhi Dimov”. Pritet që Instituti i Shëndetit Publik t’i publikojë rezultatet e analizave.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po kryen kontrolle të jashtëzakonshme në kuzhinat e nëntë shkollave në Komunën e Karposhit, pasi me to menaxhon i njëjti operator si në “Dimo Haxhi Dimov”, ku kuzhina është mbyllur.
Deri tani pesë nxënës të shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov” janë shtruar në Klinikën e Fëmijëve. Nxënësi më i ri i shtruar është 6.5 vjeç, ndërsa më i vjetri 12 vjeç.
Intensiteti i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore po rritet, sepse tek disa simptomat janë shfaqur më vonë, ndërsa tek disa kanë qenë në formë më të lehtë, por pasi janë përforcuar, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.