Ish gruaja e Shpat Kasapit me mesazh prekës, ishte pranë tij në momentin e fundit
“Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejtë tek logopedët më të mirë.
Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di…Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit.
Nuk prite ta dëgjoje duke thirrur babi…nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty. E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babai nuk është më.
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jetë në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, ka shkruar Selvije Jao në rrjetet sociale.