Jusuf Abduli u zgjodh kryetar i Këshillit të Tetovës
Pas marrjes së vërtetimeve për këshilltarët, Këshilli i Komunës së Tetovës sot e mbajti seancën e parë ku për kryetar u zgjodh Jusuf Abduli. “Për” votuan 16, 11 kundër dhe 1 abstenim.
Shumicën e kësaj përbërje në këshillin komunal e përbëjnë VLEN dhe VMRO, ndërsa në opozitë janë AKI (BDI), LSDM, Levica dhe Më Mirë për Tetovën.
Këshilli i Komunës së Tetovës ka gjithsej 31 këshilltarë.
Këshilli i ri Komunal ka pësuar ndryshime të vogla krahasuar me përbërjen e mëparshme.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni i VLEN dhe VMRO-DPMNE edhe më tej kanë shumicë në Këshill.
VLEN fitoi 13 vende këshilltarësh, një më shumë se në zgjedhjet paraprake, dhe VMRO-DPMNE tani ka 3 vende këshilltarësh, ose një më pak se përbërja paraprake.
Aleanca Kombëtare e udhëhequr nga BDI fitoi përsëri 12 këshilltarë, ndërsa LSDM tani ka vetëm një këshilltar në vend të dy që kishte në përbërjen e mëparshme të Këshillit.
Risi është se Levica, e cila tani ka arritur të hyjë në qeverisjen lokale me një këshilltar.
Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën” siguroi gjithashtu një vend në Këshillin e ri të Komunës së Tetovës.