Mickoski takon Vedeful: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, sfidat rajonale dhe nismat e reja të përbashkëta
Kryeministri Hristijan Mickoski sonte realizoi takim me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johan Vedeful, i cili po qëndron për vizitë pune në vend në kuadër të turit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takim, siç është bërë e ditur në profilin në Fejsbuk të kryeministrit Mickoski, është biseduar për sfidat rajonale aktuale dhe mundësitë për nisma të përbashkëta.