Ndërprejet e IPARD: Mickoski thotë se është bërë me kërkesë të tij, LSDM: ky pezullim i përkohshëm mund të bëhet i plotë
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se mjetet nga instrumenti IPARD janë ndërprerë me kërkesën e tij, me qëllim që siç tha, të hetohen abuzimet.
“Unë atë e kërkova sepse duhet të shohim se deri ku shkojnë keqpërdorimet. Informacionet e para thonë se kjo nuk ndodh tani por prej shumë më herët. Andaj do të hetojmë gjithçka dhe secili që mendon se aq lehtë do të kalojë gënjehet”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Por opozita nuk mendon kështu. Kryetari i komisionit të LSDM-së për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujrave dhe ish ministri, Trajan Dimkovski, në një deklaratë për “Lokalno, ka theksuar se deklarata e kryeministrit, është prova më e mirë e mosnjohjes së plotë të sistemit të shpërndarjes dhe menaxhimit të fondeve evropiane.
“Le të theksojmë se Maqedonia është një nga vendet e pakta që përdor fonde të tilla evropiane të kohezionit për zhvillim dhe ata kanë procedurat e tyre për shpenzimin e parave të tyre dhe, pikërisht kjo do të thotë se në rast të një skandali të tillë, menjëherë bëhet automatikisht një pezullim i përkohshëm i përdorimit të parave. Pas pezullimit të përkohshëm të përdorimit të fondeve, duke mos ditur se sa larg do të shkojë hetimi dhe çfarë do të dalë në dritë, do të shohim, por ky pezullim i përkohshëm mund të shndërrohet në një pezullim të plotë të programit IPARD”, thotë Dimkovski.
Ai kujtoi se vetëm dy vjet më parë në një nga vendet fqinje kishte një pezullim të programit IPARD, gjatë të cilit Ministri i Bujqësisë u shkarkua menjëherë, duke aluduar në atë se, nëse nuk ka përgjegjësi morale, duhet të ketë një shkarkim të ministrit nga Kryeministri.