Filloi pastrimi i Shkupit, Gjorgjievski: Për 72 orë rikthejmë shkëlqimin e kryeqytetit
“Filloi aksioni i madh i pastrimit të Shkupit. Për 72 orë metropoli ynë do ta merr freskinë dhe shkëlqimin që e meriton.” Kështu shkroi numri një i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, i cili premtoi se krahas grumbullimit të mbeturinave, do të lahen edhe sheshet, bulevardet dhe rrugët.
Pas më shumë se dy muaj kaos, ku kryeqyteti u mbush me mbeturina, sonte filloi pastrimi.
Makineria është përgatitur, për t’u vënë në funksion.
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga makineritë në fjalë dhe ka njoftuar se “Sonte nis aksioni i madh për pastrimin e Shkupit”.