VLEN për Dibrën, Mustafa Dauti vendos tabelën në shqip në pikën kufitare të Bllatës
Kujdesi dhe përkushtimi i VLEN-it për Dibrën po jep rezultate konkrete në terren. Pas tabelave dygjuhëshe në Bellanoc, Qafë Thanë dhe Bllacë, tashmë edhe pika kufitare e Bllatës ka marrë pamjen e saj të plotë me tabelën në gjuhën shqipe, të vendosur në vendin që i takon.
Ky rezultat është fryt i angazhimit të Mustafa Dautit, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe kuadër i VLEN-it, i cili thekson se ky është vetëm një hap nga shumë të tjerë që po ndërmerren për të siguruar barazi gjuhësore dhe dinjitet institucional në çdo cep të vendit.
Në Bllatë, shqipja sot qëndron aty ku i takon, në tabelë, në institucion dhe në zemrën e çdo shqiptari. Ky veprim është simbol i epokës së re të dinjitetit gjuhësor, për të cilën VLEN po punon me përkushtim, seriozitet dhe rezultate të prekshme.