Izet Mexhiti shpall fitoren në Çair, Ahmetit i uron pensionimin
Kryetari i ardhshëm i Çairit është Izet Mexhiti. Ai shpalli fitoren nga foltorja e koalicionit VLEN nga e cila i kërkoi liderit të BDI-së Ali Ahmeti që të shkojë në pension politik.
“Shfrytëzoj rastin ti uroj fitoren Ahmetit në luftën për legjitimetet në komunën e Pllasnicës. Në Çair fituan shqiptarët. Dorëhiqu. Vota e shqiptarëve të dërgoi në pension politik. Të uroj ditë të qeta pensioni.
Një klasë politike u deklasua. Fitorja nuk është personale e Izetit apo VLEN-it por e shqiptarëve. Faleminderit Çair dhe shqiptarë. Fitore e dinjitetit qytetar”, deklaroi Mexhiti.
E pranishme gjatë kumtimit të rezultateve ishte edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani./VOXAL/