
Arrestohet 43-vjeçar nga Shkupi me 71 qese marihuanë
MPB njofton se më datë p16.10.2025, rreth orës 20:45, në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, oficerët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kryen kontroll ndaj personit J. Sh. (43) nga Shkupi, gjatë të cilit u gjetën 71 paketime plastike me marihuanë.
Personi u arrestua në bazë të nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.
