Kasami: Reçica e Vogël njëzëri për Kapitullin e Dytë
Në ambientet e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi një tubim me qytetarët e Reçicës së Vogël.
Tubimi u zhvillua pranë projekteve konkrete të realizuara nga Kasami dhe ekipi i tij, si amfiteatri i shkollës dhe fusha sportive, duke treguar për qytetarët se punët e prekshme flasin më shumë se premtimet boshe.
“Para qytetarëve dalim me punë pas nesh dhe vizion për të ardhmen. Kërkojmë votën dhe përkrahjen për Kapitullin e Dytë të Tetovës, ku zhvillimi do të jetë edhe më i madh,” tha Kasami.
