Dhunë familjare në Shkup – 36-vjeçari rrihet nga babai dhe vëllai i tij
Më 07.10.2025 në DPB Gostivar janë kryer biseda zyrtare me T.N. (34) dhe D.N. (61), të dy nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga djali dhe vëllai i tyre 36-vjeçar se ata e kishin sulmuar fizikisht një ditë më parë në orën 20:10 në shtëpinë familjare.
Me këtë rast,personit D.N. i është konfiskuar një pistoletë “Zastava” dhe dy korniza bosh. Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet parashtresa përkatëse.