Transportuesit privatë: Nëse NTP nuk e paguan borxhin deri të hënën, do të qarkullojmë vetëm nga ora 5 deri në orën 10 të mëngjesit
Nëse borxhi ndaj transportuesve privatë në Qytetin e Shkupit nuk paguhet deri të hënën, më 6 tetor, orari i tyre do të reduktohet me 70 përqind dhe ata do të punojnë vetëm në turnin e parë nga ora 5 deri në orën 10 të mëngjesit, paralajmëroi sot pronari i “Jofi bus”, Jovica Zafirovski, transmeton Portalb.mk.
Transportuesit privatë “Jofi bus”, “Vestor trans”, “Rados kompany” që operojnë në Shkup, sot kërkuan nga NTP të paguajë borxhin e tyre total prej 170 milionë denarësh, nga të cilët, siç thanë ata, aktualisht janë të detyruar të paguajnë 90 milionë denarë.
“Borxhi ndaj nesh nuk është shlyer që nga prilli, domethënë që gjashtë muaj. Nëse punonjësit e NTP-së mund të qëndrojnë pa paga për gjashtë muaj, ne nuk mundemi. Sot kishim plan për të ndaluar së funksionuari, por duam të jemi të drejtë me qytetarët e Shkupit dhe do të presim deri të hënën. Nëse na paguhen fondet, duam të punojmë dhe do të vazhdojmë të funksionojmë. Nevojitet pagesa nga NTP menjëherë”, tsoi Zafirovski.hek
Drejtori i NTP Shkup, Dragi Kushovski, i cili iu bashkua konferencës për shtyp të transportuesve privatë, tha se situata në të cilën ndodhet NTP është e njohur dhe se kjo nuk është justifikim, por theksoi se borxhet ndaj transportuesve privatë paguhen sipas aftësive të tyre.
“Që kur unë jam drejtor, borxhi ka ardhur duke u zvogëluar. Manipulimi i qytetarëve duhet të ndalet. NTP ka flotën që ka dhe i lëshon të gjithë autobusët që ka. Ne e dimë që ka mungesë autobusësh, ndërsa ne të lëshojmë autobusët tanë të jenë plot për të shpëtuar autobusët privatë në mënyrë që të mos amortizohen, kjo nuk është e lejueshme. Ata duhet të jenë korrekt me qytetarët dhe të mos zvarriten pas autobusëve të NTP-së. Borxhi ndaj të tre transportuesve privatë është rreth 60 milionë denarë”, theksoi Kushovski.
Transportuesit privatë reaguan ndaj kësaj duke thënë se borxhi është më i lartë, prandaj pati një grindje të ashpër se cili informacion ishte i saktë. Të dyja palët kërkuan që pagesat të tregoheshin, por gjithçka mbeti vetëm fjalë.
Drejtori i NTP-së tha se dje u janë paguar nga 300 mijë denarë, ndërsa pesë javë më parë nga 10 milionë denarë për borxhin e marsit. Nga ana tjetër, transportuesit i thanë drejtorit se nuk mund t’i mbulojnë borxhet ndaj pompave të benzinës dhe se përmbaruesit tashmë janë njoftuar.
Kujtojmë se në fund të shtatorit, Qyteti i Shkupit njoftoi në një deklaratë se megjithëse NTP ka kontratë aktive për furnizimin me naftë me Pucko Petrol, kjo e fundit, për shkak të presionit politik nga partia në pushtet në periudhën para zgjedhjeve lokale, ndaj pronarit Asmir Jahoski, i cili përballet me akuza dhe dënim me burg, ka pezulluar furnizimet me karburant.
Nga ana tjetër, kompania thotë se NTP ka borxh mbi 10 milionë euro dhe ka fatura të papaguara për më shumë se dy vjet, gjë që, sipas tyre, është arsyeja kryesore pse u njoftua ndërprerja e furnizimit me karburant.