Bastisje në Shkup, gjendet marihuanë – arrestohen dy persona
Më 27.09.2025, në orën 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.Z. (27) dhe M.P. (25), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e A.Z., i kryer me urdhër gjykate, ku është gjetur edhe M.P., janë zbuluar dhe sekuestruar marihuanë, bimë të kanabisit dhe një bluarëse me mbetje marihuane.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse.