50-vjeçar i kapur me kanabis në Straçincë, prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjellë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Në shtëpinë e të dyshuarit 50-vjeçar në fshatin Straçincë, policia ka gjetur 3 bimë të shkulura dhe 99 degëza të prera, të mbështjella dhe të tharë të kanabisit, si dhe 41,4 gramë marihuanë.
Prokurori publik ka dorëzuar tek gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.