Përplasi një këmbësor, i cili më pas ndërroi jetë: Privohet nga liria shoferi 30 vjeçar
Arrestohet 30 vjeçari me iniciale G.D nga Shkupi, që përplasi një 83 vjeçar me makinë, i cili më pas për shkak të lëndimeve të rënda, humbi jetën në spital.
“Sot (27.09.2025) në orën 08:15, në SPB Shkup, është denoncuar se në rrugën Lisiçe e Epërme – Lisiçe e Poshtme, një automjet “Audi A6” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D. (30) nga Shkupi, përplasi këmbësorin T.GJ. (83) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, T.GJ. pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku më vonë ndroi jetë. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa këqyrje në vendngjarje kryen prokurori dhe një ekip hetues nga SPB Shkup” – njoftojnë nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shoferit do të ngritet kallëzimi përkatës.