VLEN: Erkan Arifi të përgjigjet se për çfarë po e heton Policia Financiare
Pashallëkut korruptiv të Erkan Arifit në Likovë po i vjen fundi. Keqpërdorimet e tij, pasurimi i tij dhe i familjes së tij në kurriz të banorëve të Likovës, nuk do të mund të vazhdojë më, shkruan në një reagim me shkrim të koalicionit VLEN.
“Në Likovë ka shumë punë për Policinë dhe Prokurorinë dhe fatmirësisht shteti i së drejtës ka filluar të funksionojë.
VLEN pyet publikisht Erkan Arifin:
A është futur Policia Financiare në Komunën e Likovës?
A janë marrë për shqyrtim dokumentacionet e shumë tenderëve të komunës?
A po hetohet Erkan Arifi për keqpërdorime të rënda në Likovë?
Në vend se të dalë e të mashtrojë publikisht me patetizma populistë, Erkan Arifi duhet të sqarojë se si dhe për çfarë përfundoi si i dyshuar i Policisë Financiare?
A ia vlen që fëmijët e Likovës të helmohen me arsen vetëm e vetëm që Erkan Arifi të ndërtojë shtëpi të re?
Skemat korruptive në Komunën e Likovës janë pasqyra e pushtetit dy dekadësh të BDI-së në nivel shteti dhe nivel lokal. Tërbimi i BDI-së, ulëritjet gjoja për çështjen kombëtare, kërcënimet me destabilizim e tensione, në fakt, janë vetëm vajtim për pushtet dhe tendere, privilegje dhe keqpërdorime. Duan qasje në institucione për ta bërë atë që po e bëjnë në Likovë: ta vjedhin buxhetin, t’i vjedhin qytetarët, t’i shpërndajnë tenderët nëpër miq e kusheri.
Shqiptarët ia ndalën BDI-së çeshmen e korrupsionit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, ndërsa më 19 tetor, me votë do ta ndalin edhe vjedhjen e komunave.
Dhe të gjithë ata që i vjedhën qytetarët do të përgjigjen para drejtësisë”, shkruan VLEN.