Kandidat i VLEN-it për Sarajin, Elmazi: Do të ndryshoj qasjen, perceptimet dhe paragjykimet ndaj administratës komunale
Do të ndryshoj perceptimin dhe paragjykimet e banorëve të komunës së Sarajit ndaj administratës komunale, shprehet kështu në intervistë për VOXAL, kandidati i koalicionit VLEN në komunën e Sarajit Muhamed Elmazi. Elmazi zotohet se do të zgjidh problemet e shumta të banorëve të Dërvenit, në veçanti problemin me infrastrukturë rrugore, ujin për pije, infrastrukturën nëntokësore dhe transportin publik. Ai gjithashtu theks në intervistë vendosi në zhvillimin e turizmit në komunën ku garon.
“Në qoftë se banorët e Sarajit ma besojnë mandatin për katër vitet e ardhshme, do të ndryshoj fillimisht qasjen, perceptimet apo paragjykimet e që i kanë ndaj administratës komunale. Do të digjitalizojmë shumë shërbime, me qëllim që të jemi më afër qytetarit dhe të jemi më efikas me shërbimet ndaj tyre. Ndoshta dallime të mëdha me kundër kandidatit tim nuk kemi. Jam lindur dhe rritur në Saraj , për çdo ditë i shoh problematikat me të cilat ballafaqohet banori i dërvenit. E këto, zotohem se do ti takojnë të kaluarës. Veçojë nga kundër kandidati im se kam qenë pjesë e pushtetit lokal, një mandat këshilltar në komunën e Sarajit dhe jo mandat të plotë në qytetin e Shkupit. E njoh mirë administratën dhe ligjet lokale në pushtetin lokal”,shprehet kandidati i koalicionit VLEN në komunën e Sarajit Muhamed Elmazi në intervistë për VOXAL.