Aksion shpëtimi në komunën Vrapçishtë, QMK: Një person i lënduar transportohet me helikopter (Video)
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se sot, në orën 17:24, është marrë raport për një aksident në rrugën malore mbi fshatin Jalloci i Epërm, komuna Vrapçishtë, ku një person ka mbetur i lënduar pas përmbysjes së një mjeti terreni.

“Raporti është pranuar përmes numrit të emergjencës 112, ndërsa menjëherë janë njoftuar Stacioni Policor Gostivar dhe Stacioni Policor Galate. Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë së qasjes me automjet të Ndihmës së Shpejtë, me kërkesë të drejtorit të QMK-së, z. Muhamed Ali, QOK ka kërkuar angazhimin e helikopterit dhe njësive speciale alpinike të Ministrisë së Punëve të Brendshme” thonë nga QMK.
Sipas QMK-së, personi i lënduar do të transportohet në Qendrën Klinike për trajtim të mëtejshëm mjekësor.