Temu dhe AliExpress: Lehtësim për qytetarët, ankth për bizneset
Platformat online për shitblerje; Temu, AliExpress dhe Amazon po bëhen pjesë e përditshme e jetës së qytetarëve edhe në Maqedoninë e Veriut. A po u ofrojnë qytetarëve çmime më të lira dhe cilësi në produkte këto platforma, apo po i shkatërrojnë bizneset e vogla?

Moda dhe butikët po humbin klientë, ndërsa auto pjesët dhe produktet shtëpiake ende mbajnë stabilitetin falë cilësisë dhe besimit.
Qytetarët thonë se shpesh bëjnë porosi online
Qytetarët pranojnë se blejnë gjithnjë e më shumë online, sidomos për artikuj më të thjeshta dhe të lira, si lojëra apo kozmetikë.
“Unë blej shpesh online, sidomos lojëra për fëmijët”, thotë një qytetare.
“Më shumë porosis kozmetikë, sepse më del më lirë” , thotë një qytetare tjetër.
“Blerjet online më kursejnë kohë, edhe pse ndonjëherë cilësia nuk është ashtu siç duket”, shprehet një qytetarë tjetër.
Por çfarë ndodh me bizneset vendase të cilat çdo ditë përballen me këtë konkurrencë?
Një pronar butiku në Shkup thotë se është pranë mbylljes, pasi klientët po i zhvendosin blerjet te platformat online ata ankohen se nuk ka blerës që vizitojnë butikun.
“Nuk ka më myshteri, nuk ka shitje”, shprehet i zhgënjyer pronari i një butiku.
Disa të tjerë që folën në mënyrë joformale thonë se po falimentojnë dhe se dyqanet e tyre kanë humbur konsumatorë dhe po shkojnë drejt mbylljes. – Bëhet fjalë për një butik me veshmbathje ne lagjen e Çairit .
Ndërkohë, dyqanet e auto pjesëve dhe prodhimeve shtëpiake ruajnë stabilitetin
Si imun ndaj platformave online shprehen pronarët e salloneve që shesin pjesë të veturave. Ata thonë se kjo është si shkak i cilësive të pjesëve që blihen nga këto platforma. Qytetarët janë më të sigurt kur blejnë në vend dhe në dyqanet e dëshmuara.
“Pjesët online nuk kanë cilësi dhe nuk ofrojnë garanci”, thotë një pronari dyqanit për auto pjesë.
“Klientët tanë nuk i besojnë auto pjesëve që vijnë nga jashtë. Janë pa cilësi dhe pa garanci. Prandaj vazhdojnë të blejnë tek ne”, thotë një nga punëtorët ne një dyqan për auto pjesë ne Çair.
Këtë e pohojnë edhe nga Oda Ekonomike Maqedonisë se Veriut
Besiana Mustafa përfaqësuese e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut sugjeron që tregtaret vendas të cilët kryesisht janë te goditur nga shitjet online duhet te transformohen.
“ Është e vërtetë që ka ndikim në disa biznese, paraqitja e platformave online për shitblerje. Kjo është një shenjë se tregtarët duhet të transformohen dhe ti përshtaten trendit”, thotë Besiana Mustafa përfaqësuese e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër ky trend i rritjes se shitjeve oline ka be qe te nxisë krijimin e firmave dhe rritjen e punësimit ne sektorin transportues .
Edhe ekspertët rekomandojnë transformim të bizneseve dhe harmonizim me trendët e reja

Abil Baush, ekspert ekonomikë thotë se duhet edhe përkrahje nga ana e shtetit për bizneset më të prekura për t’iu përshtatur tregut.
“Bizneset të cilët ankohen duhet patjetër të bëhen pjesë e trendëve globale, për shkak se bota ka filluar të bëjë reduktimi e shpenzimeve, uljen e kostove, dhe zvogëlimin e magazinimin apo rruajtjen e mallrave në depo dhe nëse lëvizja e mallrave bëhet shumë e shpejtë, atëherë do të kemi lëvizje të mallrave dhe do të kemi zvogëlim të shpenzimeve si qiraja, sigurimi dhe staf të magazinimit”, thot eksperti ekonomik Abil Baush.
Organizatat ndërkombëtare ekonomike: Rritje enorme e blerjeve online
- Sipas Eurostat, blerjet online në BE për vitin 2024 i përdorën rreth 75% e qytetarëve. Në Ballkan, përfshirë Maqedoninë e Veriut, shifra është më e ulët, por gjithsesi në rritje: mbi 35% e qytetarëve kanë bërë të paktën një blerje online në vitin 2024.
- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, shitjet online në vend u rritën me mbi 20% në dy vitet e fundit.
- Sipas raportit Ecomerce Bridge, të dhënat e tremujorit të parë 2025, tregtia elektronike në vend arriti 213 milion euro, prej të cilave 80 milion euro ishin blerje nga jashtë.
- Banka Popullore, 63.5% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë blerë online gjatë vitit të fundit. / Radio Shkupi