4.490 shkelje në një javë: Shpejtësia mbetet problemi kryesor në trafik
Vetëm për shtatë ditë, sistemi “Qytet i Sigurt” ka regjistruar plot 4.490 kundërvajtje në trafik në qytete dhe korridore me kamera. Ministria e Brendshme thotë se shifrat tregojnë një ulje prej 10% krahasuar me javën e parë të shkurtit.
Plot 4.297 raste janë kapur duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Përveç kësaj, 33 shoferë janë kapur duke kaluar në dritë të kuqe në semafor, ndërsa 160 kanë qarkulluar me leje të skaduar.
Autoritetet kanë shqiptuar 148 masa ndalim drejtimi – gati gjysma më pak se javën e kaluar.
“Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 148 masa “ndalim për drejtim të automjetit”, numër i cili shënon ulje prej 48,6% krahasuar me javën e kaluar. Prej tyre, 33 masa janë për kalim në dritë të kuqe, ndërsa 115 për tejkalim shpejtësie, prej të cilave 99 për shpejtësi mbi 80 km/h në zonë të banuar, 12 për tejkalim mbi 10 km/h të kufizimit të përcaktuar për vetë automjetin dhe katër për shpejtësi mbi 170 km/h në zonë të pabanuar,” thonë nga MPB
Institucionet apelojnë për kujdes maksimal, duke theksuar se vetëm respektimi i rregullave mund të ndalë “çmendurinë” në rrugë dhe të shpëtojë jetë.