30 vjeçarja ndërron jetë në Spitalin e Tetovës, policia me detaje
Një vajzë 29-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës. Dyshohet se para se të paraqitej në spitalin publik, ajo kishte marrë terapi në spitale private.
Stafi mjekësor bën të ditur se pacientja është pranuar në repartin e urgjencës rreth orës 03:00, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndërhyrjeve të para, ajo është transferuar në repartin e Infektivit, ku ka ndërruar jetë.
Nga Spitali i Tetovës kanë thënë se pa autopsi nuk mund të vërtetohen shkaqet e vdekjes.
“Më 10.08.2025 në ora 03:20 në SPB Tetovë, J.S. nga fshati Kopanicë e Tetovës, ka raportuar se në Repartin Infektiv të Spitalit Klinik Tetovë është hospitalizuar S.S. (30) nga fshati Kopanicë, anëtare e familjes së tij e cila shpejt ka ndërruar jetë. Sipas raportimit, ajo ishte pranuar për trajtim spitalor një ditë më parë në ora 19:00 dhe gjoja, sipas thënieve të tij, nuk i është ofruar ndihma e duhur mjekësore, pas së cilës ka ndërruar jetë. Punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje dhe lidhur me raportimin është formuar një ekip për hetimin e ngjarjes, i cili do të udhëhiqet nga prokurori publik në bashkëpunim me një ekip nga SPB Tetovë”, njoftojnë nga MPB.