
12-vjeçari nga Sallareva pëson goditje elektrike pranë një transformatori – dërgohet në spital me lëndime të rënda
MPB njofton se me datë 17.07.2025 në orën 16.20 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është denoncuar se tek ata është sjellë për ndihmë mjekësore një 12-vjeçar i lënduar nga fshati Sallarevë. Sipas denoncimit, ai kishte pësuar lëndime nga goditja elektrike ndërsa luante pranë një transformatori në fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.