
100 euro për një operacion të suksesshëm, doktoresha nga Manastiri përfundon në arrest shtëpiak për ryshfet
100 euro për një operacion të suksesshëm, doktoresha nga Manastiri përfundon në arrest shtëpiak për ryshfet.
Dje, ajo e thirri kallëzuesin në repartin e oftalmologjisë për të marrë paratë dhe për të caktuar operacionin.
Ai i dha një kartëmonedhë prej 100 eurosh e cila më parë ishte shënuar, dhe menjëherë pasi e dyshuara i mori paratë, zyrtarët policorë kryen bastisje dhe i gjetën paratë tek ajo. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj doktoreshës.