100 ambulanca të reja do të shtohen në shërbimin shëndetësor
Drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPP), Ivica Tomovski, njoftoi se Qeveria planifikon të blejë 100 ambulanca të reja. Në seancën e fundit të Qeverisë, u mor vendim që Ministria e Shëndetësisë të zbatojë blerjen e këtyre automjeteve me pagesë të shtyrë për pesë vjet, transmeton FaktiDitor.info
– Në seancën e fundit të Qeverisë u miratua Vendim me të cilin Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë 100 autoambulanca gjatë vitit të ardhshëm me pagesë të shtyrë për pesë vjet. Nga ajo që kam diskutuar me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, me shumë mundësi 80 automjete do të blihen në vitin 2026, ndërsa 20 automjetet e tjera në vitin 2027, tha Tomovski sonte në lajmet e televizionit Sitel.
Tomovski theksoi se po hidhet një hap në përmirësimin e flotës së automjeteve, me fokus në funksionalitet dhe domosdoshmëri, në vend të luksit.
Ai shtoi se përveç ambulancave, pritet edhe prokurimi i automjeteve zjarrfikëse, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës së shërbimeve.