Arbër Ademi: Në 22 vjet të qeverisjes sonë, Provimi i Jurisprudencës është dhënë vetëm maqedonisht!
Sekretari i Përgjithshëm Arbër Ademi i pyetur se funksionaret e BDI-së në çfarë gjuhe e kanë dhënë provimin e jurisprudencës pas viti 2019, deklaroi se deri sot nuk është mbajtur në gjuhën shqipe provimi i jurisprudencës.
“Por a do të thotë kjo se kur asnjëherë të mos mbahet kur ligji e garanton. Nuk është vetëm kjo çështje, studentëve të mi ua them, a do të mund të na dalin edhe në të ardhmen situata që Ligji për gjuhën shqipe i rregullon e që ende nuk praktikohet gjuha shqipe, mund të na dalin. P.sh shkresat e noterëve, avokatëve, përmbaruesve, duhet të bëhen në dy gjuhë, shkresat mjekësore, ja ka ku nuk zbatohet…” tha Arbër Ademi.
Çështja faktike dhe pyetja thelbësore sipas Ademit është se a kanë të drejtë ligjore studentët apo nuk kanë të drejtë.